GCompris- është një suitë software-i edukativ i cilësisë së lartë, që përfshin një numër të madh veprimtarish për fëmijë të moshës nga 2 deri në 10 vjeç.
Disa nga veprimtaritë shkojnë drejt lojës, por megjithatë prapë edukative.
Më poshtë mund të gjeni një listë të kategorive, me disa nga veprimtaritë e gatshme nën atë kategori.
- njohje me kompjuterin: tastierë, mi, gjeste të ndryshme të miut, etj.
- aritmetikë: kujtesë tabelash, numërim, pasqyrim figurash, baraspeshim peshoreje, dhënie kusuri, etj.
- shkencë: mbyllje kanali, përzierje ngjyrash, koncepti i rëndesës, etj.
- lojëra: kujtesë, lidhni 4, tik tak to, sudoku, kullë Hanoi, etj.
- lexim: ushtrim të lexuari, etj.
- të tjera: mësoni si të tregoni kohën, sistemi Braj, labirint, vegla muzikore, etj.
Aktualisht GCompris-i ofron më shumë se 100 veprimtari dhe po zhvillohen dhe të tjera. GCompris-i është “software” i lirë, që do të thotë se mund t’ia përshtatni nevojave tuaja, ta përmirësoni, dhe, më e rëndësishmja, t’ua jepni fëmijëve kudo.
